|
Kujtim Aburahim
Buza.Piktor i Merituar
9 Korrik 2001
Mu
kujtuan ditët që kaluam së bashku në Grac të
Auatrisë si të ftuar të mjeshtrit të madh të
pikturës austriake dhe europiane, piktorit Peter Richard Oberhuber.
Portretet me karbon që punoi atëherë Fatmiri, mahënitën
njerëzit e kulturës dhe të artit austriak. Ekspozita jonë
e përbashkët me motive nga Graci u mirëprit dhe pati jehonë,
prandaj edhe kryetari i Bashkisë së këtij qytetit, në
prani të ambasadorit shqipëtar, shënoi në librin e
nderit të qytetit emrat e të dy piktorëve. (Fatmir Haxhiu,
Kujtim Buza)
Fatmiri zë vendin e
tij, atë që i takon një ´´Mjeshtri të
Madh të Punës ´´dhe ´´Artisti të
merituar´´. Ai ka zënë vendin që i dha puna,
krijimtaria e tij 40 vjeçare ,me qindra figura të historisë
skalitur në dhjetra tabllo kompozicionale.
Fatmir Haxhiu mbetet në
artin tonë kombëtar si një nga piktorët më të
shquar të pikturës bataliste shqiptare që trajtoj tema
dhe ngjarje madhore, skaliti figura legjendare të historisë,
duke i përkushtuar gjithë jetën mishërimit në
art të heroizmit shqiptar. Çdo vepër e tij është
një copë Shqipëri. Çdo vepër është
studim, shkencë, histori dhe art, një zgjidhje e përkryer
e një mjështri që do të mbetet,-shkollë në
pikturën bataliste shqiptare-, shkollë që diti të
bashkojë talentin artistik, kulturën artistike dhe atë
shkencore ushtarake me pathosin e njeriut patriot, human, e aktiv në
jete. Çdo vepër e Fatmir Haxhiut është një
betejë e fituar.
Fatmir
Haxhiu kishte armë të fortë vizatimin, rrokte në karakter
dhe ´´luante´´ me figurën duke e vizatuar
atë me gjithfarë situatash. Vizatonte natyrshëm me një
lëvizje dhe vrull të dukshëm pa trille dhe preokupime entuziaste.Kërkonte
ekspresivitet linear dhe gjëndje kontrastuese si dhe portrete shprëhese.
Kompozon lirëshëm, figurat i zbulohen natyrëshëm,
kanë ritëm,organizon me mjeshtëri ekuilibrin kompozicional
piramidal duke evidencuar fitimtarin. Edhe ngjyrën e vë në
funksion të temës, të idesë, të modelimit me
skurpulozitet të detajit artistik përmes njollash tonale që
theksojnë dramacitetin e ngjarjes.
Duke bashkuar të gjitha
komponentet artistke mbi një shtrat realist Fatmir Haxhiu formon
portretin e një romantiku ekspresiv, mbështetur në atë
pak traditë tonën të këtij lloj zhanëri, duke
shfrytëzuar elemente të pikturës evropiane, veçanërishte
Delakruase.
Fatmir
Haxhiu është piktor kombëtar jo vetëm për temën
dhe motivet që trajton, tipat dhe karakteret e vërteta që
skalit, mjediset ku i vendos ngjarjet dhe vërtetësinë e
tyre historike, por së pari në njohjen e thelbit filozofik dhe
zbërthimin e botës shqiptare në luftë për liri
dhe përparim kombëtar.
Tabëllot e tij janë
shqiptare jo pse në to valon flamuri kombëtar por se në
to del qartë mesazhi patriotik, përse rroket fort ky flamur,
përse ka luftuar ky popull, çështë kjo botë
shqiptare-malsorë trima dhe të bukur,fisnik e bujare. Figurat
e pikturuara prej Fatmir Haxhiut janë heroj të vërtetë,
të marrë nga natyra, jeta e historia dhe të veshur me pathosin
e artistit, që edhe vetë ishte i tillë.
Fatmir
Haxhiu ka qënë një pedagog i përkushtuar , ekzigjent
dhe tepër serioz që komunikonte me studentët,respektohej
prej tyre për kulturën, mënyrën e trasmetimit dhe
zbatimin rigoroz të proçesit mësimor. Ishte shumë
punëtor dhe i zellshëm. Rruga e suksesit të tij sigurisht
që ka qënë talenti, por me punë dhe vullnet të
jashtëzakonshëm,Fatmir Haxhiu i ngjiti shkallët e artit
lart.
Ishte i ndershëm dhe
kërkonte ndershmëri, ishte parimor dhe mbahej me parime, jepte
besë dhe donte besë, ishte fisnik në të gjithë
qënien e tij. Respektonte traditën dhe me vizione për të
ardhmen.
<<< Për tu njohur me opinionet
|