![]() |
||||
|
|
||||
|
Tokė e zhuritur
|
||||
|
(300x200)cm 1985 piktur nė vaj |
||||
Lufta kundër Serbëve e Malazezëve. Eshtë bërë
me porosi nga drejtoria e Muzeut Historik të qytetit të Tropojës,
për një vend të caktuar në sallën që i takon
kësaj periudhe dhe ku qëndron sot e kësaj dite e ekspozuar Në këtë vepër kam dashur të përgjithësoj luftrat e vazhueshme të malësorve në mbrojtje të trojeve të tyre kundër sulmeve të shovinizmit serb e malazez. Tabllos i kam dhënë një zgjidhje vertikale në një terren të thyer(sipas përshkrimit e tregimeve të vëndasve), duke vënë përball dy forca të kundërta, malësorët Shqiptar në pritje, që luftojnë me heroizëm ndërsa Serbet gjithashtu agresiv, por të zënë në befasi dhe pa shpresë shpëtimi.Vëndi ku kjo betejë është zhvilluar ndodhet në zonën malore të vëndit, ku trimat e malësis së madhe kanë luftuar me trimëri në vazhdimësi në mbrojtje të teritoreve të tyre Duke u bazuar në vlerat e saja, tablloja në përgjithësi tërheq për pathosin epiko-heroik, kronocitetin dhe dinamikën.Tablloja për mendimin tim është e fuqishme, e vërtetë por edhe natyra është konkrete nga vëndi. Unë jamë përpjekur që ti jap dinamik me anën e pejzazhit edhe elementëve plotësues siç jane p.sh. drita, kontrasti grafik dhe dinamika. Kjo tabello është botuar në fletë të veçanta por edhe në kalendarë vjetor në Maqedoni |
||||