![]() |
||||
|
|
||||
|
Me shpatė nė dorė
|
||||
|
(550x450) cm 1978 piktur nė vaj |
||||
U bë me porosi të ish kryeministrit Mehmet Shehu për sallën e pritjes së qeverisë në të cilën do të realizoheshin nga unë, dy vepra të dimensioneve shumë të mëdha për dy periudha të rëndësishme historike: -atë të Skënderbeut dhe atë të L.A.N.ÇL. Dimensionet u përcaktuan në bashkëpunim me arkitektin Anton Lufi ,i ngarkuar për këtë qëllim. Kështu për tabllon e parë ´´Me shpatë në dorë´´ dimensioni vertical u përcaktua (550x450)cm, ndërsa për tabllon nga L.A.N.ÇL. dimensioni u caktua(1200x600)cm. Për të dyja këto vepra të karakterit monumental paraqita rreth 16 bocete të realizuara me vizatime dhe me kartona në pastel. Meqënese vepra ishte e dimensionit shumë të madh mu krijuan mundësit për realizimin praktik të saj në atelien monumentale të shtetit.
Për shumë vite ka qënë e ekzpozuar në sallën e qeverisë në kryeministri, por për arsye politike e dipllomatike në mardhënje me shtetin Turk, (Për her të parë mbas dhjetra vjetësh vinte në Shqipëri , një delegacion qeveritar Turk) vepra u hoq dhe gjatë çmontimit duke mos llogaritur peshën e saj u ra në dyshemen e sallës duke u dëmtuar shumë. Tani ndodhet në fondin e Galeris Kombëtare të Atreve në pa mundësi ekspozimi për shkak të dimensionit të madh si dhe të dëmtimit fizik të saj.
Shënim: Ky fragment është marrë nga libri´´Gjergj Kastrioti Skënderbeu në artet figurative`` botuar në Prishtinë1998, autor Rexhep Goçi. Kjo piktur historike hyn në radhën e atyre veprave figurative, që për synim kanë veprimin dhe lëvizjen e formave. Fatmir Haxhiu kishte krijuar një përvojë në trajtimin e kompozicioneve në përmasa të mëdha, sidomos të betejave të ndryshme, që kishte zhvilluar populli shqiptar gjatë historisë, për liri dhe pamvarësi kombëtarë . Në këtë kompozicion ai e ka paraqitur Skënderbeun të hipur në kalë me shpatë në dorë në ballë të ushtrisë shqiptare. Vendosja e figurës qëndrore (Skënderbeut) në pjesën e lartë të tabllose me ushtarët përreth në një diagonale me palën kundërshtare, na duket se ´´luani po komandon luanët``. Tërë veprën e përshkon një dramatike e brëndëshme.Kjo dramatik e brëndëshme dhe lëvizje e jashtme është arritur me elementet e komponimit figurativ, me boshte strukturale dhe me dritë -hijen e valëzuar. Piktura ka unitet e këtë unitet e jep figurimi i përpikët i anatomisë së njerëzve dhe të kuajve. Kali i bardhë i Skënderbeut është trajtuar në një hedhje krenare, kurse në prapavijë është pikturuar një frotesë mesjetare e përzier me një qiell të mjegulluar në tymin e luftës.
Profesor Eqrem Çabej,
albanolog, studjues i shquar i gjuhës shqipe. Kjo vepër krijon retrospektivën e ngjarjeve të popullit tonë. Në këtë vepër shqiptari paraqitet ashtu siç ka qënë. Para saj unë ndihem krenar për popullin tim. Kam parë mjaft vepra të bukura në Galeritë e vëndeve të ndryshme në Austri, Gjermani, Franc, Jugosllavi e shumë vënde të tjera dhe them me bindje se kjo punë është e atij nivel si dhe punët e ekspozuara në këto galeri, bile edhe më e bukur sepse kjo vepër krahës forcës dhe bukuris artistike ka edhe bukurinë e së vërtetës.
Për këtë vepër Skulptori i popullit Kristaq Rama, me rastin e 70vjetorit të lindjes së piktorit,dhe dhënjes titullit "Mjeshtër i madh i punës"do të shkruante: ´´Emocioni shprehës i disa pikturave si për shëmbull tablloja´´Me shpatë në dorë``, kanë bërë disa vizitor të huaj, ta quajnë Fatmirin,´´ Delakrua Shqiptar.``
Llambi Blido
|
||||