![]() |
||||
|
|
||||
|
Tenda
e Qypit
|
||||
|
(300x500)cm 1969 piktur në vaj |
||||
Jam frymëzuar nga lufta heroike e partizanëve të Brig.Parë Sulmuese, të cilët me trimëri në Tendën e Qypit, u përleshën fyt më fyt me Gjermanët.Për studimin e materiale plotësuese i jam referuar figurave konkrete që akoma jetonin si dhe shkova direkt në vëndin e ngjarjes. Vepra duke qënë e dimensionit të madh dhe me shumë figura në lëvizje, paraqiti vështirësi tekniko-profesionale, deri atëherë të pa njohura për mua. Në konkursin kombëtar komisioni e vlerësoi me çmimin e trët kombëtar Edhe kjo vepër pati jehonë. Ajo u ekspozua për shumë vite në Pallatin e Pritjes në qytetin e Durrësit. Kjo është një
tabllo me dimensione të mëdha (300x500)cm.Figurat janë
pothuaj mbi natyrale e jo natyrale, ku jo vetëm lëvizja e figurave
por edhe vetë tipat e karakteret kan kërkuar mjaft punë
e mund për të shprehur psikollogjinë dhe botën e tyre
të mbrëndëshme. Tablloja ka edhe një karakter egzotik sepse në histori flitet për rastin e partizanit burizan i cili edhe pse i plagosur me një plumb në fyt, mbylli plagën me gishtin e njërës dorë, që të mos i rridhte gjaku dhe me tjetrën vazhdonte ti binte burisë që partizanët të hidheshin në sulm kundër gjermanëve. Në këtë tabllo kam hasur disa herë vështirsi për të dhënë jo vetëm vërtetësinë historike të ngjarjes por desha edhe që të përgjithësoj betejat trup me trup. Fragment:
|
||||