Nė shtabin e Përgjithshėm "Odriēan"

(200x178)cm 1983 piktur nė vaj

Kjo është një tabllo me rëndësi, ku pasqyrohet komandanti i përgjithshëm i ushtrisë partizane,në shtabin e përgjithshëm në Hekal, nga ku ka drejtuar në përgjithësi luftën partizane.
Për herë të parë në këtë vit, që i takon periudhës së vitit 1944, ushtria partizane nga njësit e vogla kaloi në njësit e mëdha partizane në brigada e divizione. Natyrisht ishte i nevojshëm drejtimi i operacioneve edhe në hartë. Harta dhe dokumentacioni i përgjithshëm janë konkret dhe të marë nga historia e vërtet e luftës partizane.

Tipat janë përgjithësues me përjashtim të figurës së Enver Hoxhës,të tjerët janë personazhe që përgjithësojn disa figura të tjera historike që kanë marrë pjesë në shtabin e përgjithshëm dhe që kanë drejtuar njësit partizane. Veshjet, kostumet janë pikërisht të asaj kohe si dhe ambienti të çon në kohën e luftës së dytë botërore. Përsa i përket anës kompozicionale unë jamë përpjekur që këtu gjithë epiqëndra të jetë tek figura e komandantit të përgjithshëm dhe komunikimin e tij nëpërmjet veprimtarisë me personazhe të tjerë siç mund të ishin komandantë të brigadave apo të divizioneve.

Në këtë tabllo për mendimin tim e rëndësishme është natyrshmëria e veprimit dhe vërtetsia historike e parë kjo edhe në element të tjerë komponent siç janë për shëmbull: armatimi, veshjet që janë pikërisht karakteristike të kohës,detajet e tjer..

Tablloja është vlerësuar edhe nga kritika. Fitoi çmimin e parë kombëtar me rastin e 30vjetorit të themelimit të ushtrisë popullore.

<<< Për tu kthyer në listën e veprave