Beteja e Bardhetit

(110x150)cm 1979 piktur nė vaj

Beteja e Bardhetit është një betej kundër Turqëve.Kjo betej është bërë në vitin 1878, kur ushtria otomane,pra Turqit kërkonin të kalonin në zonën e Malësisë së madhe.

Pengesë kryesore u bënë luftëtarët e Malësis së madhe të cilët u bënë prit pikërisht në lumin e Bardhetit.

Në këtë vepër kompozicionale unë dua të tregojë qëndresën e luftëtarëve malësor shqiptar kundër Turqve.Turqit nuk mundën të kalonin dy o tri herë rradhasi, por më në fund me anën e tradhtisë mundën që të kalojnë.Një mbrojtje e madhe ka qënë këtu edhe vetë natyra shkëmbore. Pejzazhi është konkret, vëndi konkret ku janë zhvilluar luftimet. Personazhet janë marrë nga jeta, gjithashtu jamë përpjekur të pasqyrojë veshjet e kohës si dhe armatimin e kohës.

Për mendimin tim është një kompozim dinamik ku jepet me pak elementa e sidomos me komponentin kryesor që është natyra, ky është një tjetër moment historik i rëndësishëm për luftën e popullit Shqiptar për liri e pamvarsi.

<<< Për tu kthyer në listën e veprave