Beteja e Kaēanikut

(150x200)cm 1997 piktur nė vaj

Edhe në realizimin e kësaj tabllje kompozicionale jamë frymëzuar nga heroizmi i forcave shqiptare kryengritëse antiosmane të krahinave të Kosovës gjatë luftimeve të ashpëra të zhvilluar në Grykën e Kaçanikut në prill të vitit 1910.(Në këtë betej forcat e ushtrisë osmane ishin katër herë më të mëdha se forcat kryengritëse shqiptare). Beteja vazhdoj me luftime të ashpëra për dy ditë rresht duke kaluar deri në luftime trup me trup. Humbjet në këtë betejë ishin shumë të mëdha për të dyja palët aq sa bashkohësit Grykën e Kaçanikut e kanë quajtur ´´Termopilet shqiptare``.

Kompozimin në tërësi jam perpjekur ta trajtoj me një forcë dinamike dhe një frymë optimiste, ekspresive, të paraqes heroizmin masiv nëpërmjet lëvizjes së figurave të malësorve. Vërtetësin e ngjarjes jam munduar ta paraqes nëpërmjet psikollogjisë së portreteve të dy palëve kundërshtare, terrenit të thyer shkëmbor, natyrës, veshjes, armëve etj. Me këtë tabllo kam dashur të paraqes një tjetër moment historik të rëndësishëm të luftës së popullit shqiptar për liri e pamvarsi.

<<< Për tu kthyer në listën e veprave