Vrana Konti me Trimat

Afresk (110x300)cm 1983

Eshtë porosi për Akademin Ushtarake, realizuar në murë të aplikuar, me të njëjtën teknik si të afreskut të madh të Muzeut Kombëtar historik, me të njejtin koncept dhe stil në trajtim.Frymëzimi është bërë si vazhdim i ides së bashkimit të principatave shqiptare. Janë po të njëjtët element që ndodhen edhe në afreskun e Muzeut, vetëm se këtu kemi të bëjmë me një kompozicion tjetër ballor. Edhe këtu tipat janë interesant. Figura e Vrana Kontit është një figur qëndrore dhe përgjithësuese, natyrisht e krijuar. Eshtë më potent në kolorite (autori i referohet afreskut të tij të parë "Bashkimi i Principatave Shqiptare") . Edhe kjo vepër shquhet për vizatim të përpiktë, plastik, të tipave me karakteristika të dallueshme shqiptare. Nuk është vepër shumë e njohur.

Një ndër kompozimet më të sukseshme të pikturës afreskale është vepra e Fatmir Haxhiut´´Vrana Konti me Trimat``e realizuar më 1983. Me këtë vepër epoka e lavdishme e Skënderbeut pasqyrohet edhe më bindëshëm ose të themi më mirë stoliset edhe me një krah të trimërise kombëtare, me krahun e bashkëluftëtarëve të tij, konkretisht me Vrana Kontin. Piktori si krijues i pjekur, këtë temë historike e ka realizuar me dashuri dhe përkushtim,duke u bazuar në shprehjen reale, duke u mbështetur në idealet e rënesansës dhe në´´ngjyrimet`` e artit klasik.Në qëndër të afreskut pikturohet kujtesshëm Vrana Konti, ku figura e tij dominon si shëmbëlltyrë komandanti, që bashkon fuqinë fizike me arsyen për ta mbrojtur lirinë e Atëdheut. Gjithashtu, përreth Vrana Kontit në përputhje të plotë janë paraqitur edhe trimat e tij. Çdo figurë është pasqyruar pa dramatizëm të theksuara por me një mjeshtri figurative dhe çelës kanonik.

Shënim: -Ky fragment është marrë nga libri ´´Gjergj Kastriot Skënderbeu në artet figurative`` botuar në Prishtinë 1998, autor Rexhep Goçi.

<<< Për tu kthyer në listën e veprave